​Rikthimi i kanaleve “Arena Sport”, deputeti i LVV-së kërkon shkarkimin e KPM-së

by Nexhat

Tri ditë pas vendimit për rikthimin e kanaleve sportive të “Arena Sport”, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim ka thirrur për raportim Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Deputeti nga radhët e Vetëvendosje, Nijazi Isaku, ka kërkuar shkarkimin e KPM-së për shkak të vendimit për rikthimin e kanaleve të “Arena Sport ” në Artmotion dhe operatorë të tjerë

banner

Ai ka thënë se këto kanale ishin të ndaluara për transmetim për shkak të paraqitjes së mesazheve ku kërcënohet Kosova dhe se transmetimi i tyre në Kosovë është i papranueshëm.

Isaku ka përmendur edhe ndalimin e transmetimit gjatë ditës së djeshme të fjalimin të kryeministrit Albin Kurti në mediat serbe.

Ndërsa, kryetari KPM-së, Jeton Mehmeti ka thënë se ka pasur kërkesa nga qytetarët që të lejohen programet sportive serbe “Arena sport

Ai ka shtuar se janë garantuar nga rrjeti televiziv serb se më nuk do të shfaqen përmbajtje kërcënuese për Republikën e Kosovës.

Mehmeti ka theksuar se nëse ndodh ndonjë mospërmbushje e rregullave nga ana e transmetuesve të “Arena Sport”, do të përfundojnë nga pezullimi në mbyllje përfundimtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy