Zyrtare: Ernest Muçi, lojtar i ri i Besiktasit

by Nexhat

Klubi i madh turk, Besiktas ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi nga Legia Varshava.

Sulmuesi shqiptar ka bërë hapin e madh në karrierë pasi nga kampionati polak do të transferohet në njërin prej tri klubeve më të mëdha turke

Bëhet fjalë për Besiktasin, i cili ka konfirmuar transferimin e Muçit me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale.

“Mirë se vini në Besiktas, Ernest Muçi!”, ka shkruar shkurtimisht faqja e klubit të madh turk

Detaje tjera të transferimit nuk janë bërë publike, por 22-vjeçari shqiptar pritet të nënshkruaj për tri vite e gjysmë dhe do t’i kushtojë 10 milionë euro.

Te Besiktasi, Muçi do ta gjej yllin shqiptar të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy