Anulohen nisjet e trageteve nga porti i Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

by engel

Sipas informacioneve nga Kapiteneria e Portit të Durrësit, tragetet që ishin planizuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme, do të lundrojnë mëngjesin e së dielës, rreth orës 6:00. Kjo si rezultat i motit të përkeqësuar në te dyja anët e Adriatikut dhe dallgëzimeve në det të hapur.

Janë njoftuar gjithashtu edhe anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm, për t’u akostuar në kalatat portuale deri në përmirësimin e kushteve të motit. Edhe flota e peshkimit do të pezullojë përkohësisht aktivitetin deri në një njoftim të dytë të Kapitenerië. Edhe kapiteneria e portit të Vlorës bën të ditur se anijet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk do të vijojnë punën normalisht, po kështu është ndaluar lundrimi për mjetet e vogla liundruese përgjatë këtyre 3 ditëve deri në përmirësim të kushteve të motit.

banner

“Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, nuk do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy