Blinken në Shqipëri/ Rama: Jemi gati të angazhojmë trupa dhe burime për fuqizimin e NATO-s

by Merita

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretari amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se mbetet i angazhuar në partneritetin me SHBA, ndërsa e cilësoi vendin tonë si një vend i përkushtuar në NATO.

Rama ka vlerësuar mbështetjen pa rezerva të Shteteve të Bashkuara në rrugën e transformimit rrënjësor të vendit, sidomos në reformën në Drejtësi.

“Ardhja e një Sekretari të Shtetit në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin tonë duke u ndalur pikërisht në kryeqytetin tonë, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë. E teksa përgatitemi për t’i uruar mirëseardhjen mikut të çmuar, dua të rinënvizoj angazhimin e plotë të Shqipërisë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara”.

“Sekretari Blinken në Tiranë do të gjejë një vend aleat të angazhuar për paqen, stabilitetin demokratik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në rajonin tonë. Shqipëria i ka shtrirë dorën e miqësisë të gjithëve në rajon dhe mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet e Bashkimit Europian e të Shteteve të Bashkuara për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si një çelës i padiskutueshëm strategjik për sigurinë, zhvillimin dhe mirëqënien e bashkësisë së popujve tanë në zemër të Europës, ku e shkuara e mbushur me tragjedi, konflikte e prapambetje, duhet t’ia lerë njëherë e mirë vendin të ardhmes së mbushur me mundësi, partneritete e zhvillim”, shkruan nder te tjera kryeministri shqiptar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy