Luiza Gega vazhdon të shkëlqejë dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi. Në Stamboll, aty ku mbahet kampionati Ballkanik, atletja garoi në 1500 metra dhe 3000 metra, duke marrë vendin e parë. Gega ia doli t’i lërë mbrapa të gjitha konkurrentet, duke marrë kështu një sukses të rëndësishëm dhe duke siguruar medalje.
Në garën e 1500 m, Gega mbërriti e para në finish me kohën 4 minuta, 15 sekonda e 84 të qindtat, mbi dy sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Subatan Burgu e Turqisë dhe thuajse 4 sekonda më shpejt se Koraini Kiriakopoulu e Greqisë, që plotësoi podiumin.
Ndërkohë, në garën e 3000 m, Gega mbërriti e para në finish me kohën 9 minuta, 7 sekonda e 3 të qindtat, më tepër se 5 sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Pelinsu Shahin e Turqisë dhe thuajse një minutë më shpejt se Anastasia Panajota Marinaku e Greqisë, që plotësoi podiumin.