Arda Güler u transferua me shumë bujë te Real Madridi në verën e vitit 2023, kur Los Blancos paguan 20 milionë euro te Fenerbahce për ta fituar garën për talentin turk. Megjithatë kur ka kaluar gjysma e sezonit, Guler ka vetëm tre ndeshje të zhvilluara dhe në total 76 minuta që është shumë pak për një futbollist të ri si ai që ka nevojë për sa më shumë lojë.
Real Madridi është i gatshëm që ta huazoj nga sezoni i ardhshëm talentin turk në mënyrë që ai të ketë hapësira më të mëdha për të luajtur dhe që të rikthehen në të ardhmen në Santiago Bernabeu si futbollist i rëndësishëm. Marca ka raportuar se gjiganti italian AC Milan ka biseduar me Real Madridin dhe ka kërkuar huazimin e turkut për sezonin e ri.
Te Reali janë duke e vlerësuar situatën e lojtarit me lëndimet dhe duan ta shohin se si do të jetë paraqitja e tij deri në fund të sezonit para se të marrin vendim për huazimin e tij. Megjithatë dëshira e lojtarit është të mbetet në Madrid dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë.
Gjithsesi duke marrë parasysh raportet e shkëlqyera që kanë dy klubet, nuk përjashtohet mundësia që 18-vjeçari në sezonin e ri të luaj me fanellën e gjigantit italian si i huazuar, por që Milani nuk do ta ketë të drejtën e blerjes.