Selmanaj: Kurti shkoi në SHBA por asnjë zyrtar i shtetit nuk e priti në takim!

by engel

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se ka shkuar në SHBA, por gjithçka është reduktuar në pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Selmanaj tha se indikative është fakti që Kurti nuk e realizoi asnjë takim me institucionet e SHBA-ve, që sipas tij, ka meritat kryesore në lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e Kosovës.

banner

“Po ashtu javën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, vjen në vizitë zyrtare në Shqipëri, por jo edhe në Kosovë. Nga BE, që 228 ditë jemi nën sanksione. Nga vazhdimësi po marrim kritika nga SHBA për sjellje dhe veprime të njëanshme. Ja ku e solli Kosovën ky njeri”, shkroi Selmanaj.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, udhëtoi në ëashington ku para dy ditëve ishte pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e thirrur nga Serbia, pas rregullores së re të BQK-së, me anë të së cilës u ndalua përdorimi i dinarit në vend. Në këtë mbledhje, Kosova u përfaqësua nga kryeministri Kurti, ndërsa Serbia nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy