Vazhdon të injorohet Policia e Kosovës nga Ministri Sveçla

by engel

Më 20 dhjetor të vitit të kaluar, pas protestave të Njësiteve Speciale të Policisë së Kosovës, zyrtarët të Sindikatës së PK-së kishin zhvilluar takim me ministrin Xhelal Sveçla dhe drejtorin e PK-së, Gazmend Hoxha, për të diskutuar se cilat kërkesat mund t’i realizoj qeveria. Sipas kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, sindikata nuk ka arritur ende të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për t’i vendosur prioritetet se cila nga 14 kërkesat e tyre mund të realizohen nga qeveria në një kohë të shkurtër.

Zeqiri ka thënë se pavarësisht se në atë takim ishin koordinuar që në fillim të këtij viti të takoheshin dhe të vendosin prioritetet se cila nga kërkesat mund të realizohen, ende nuk ka ndodhur një takim i tillë.

banner

“Për takimin që ka ndodhur në dhjetor të viti të kaluar me ministrin u dakorduam që kërkesat të cilat i dorëzuam edhe i paraqitem gjatë bisedimeve, u dakorduam që në takimin e ardhshëm të ulemi të bisedojmë, ti vendosim prioritetet se cila nga kërkesat mund të realizohet një kohë më të shkurtër, e cilat mund të mbesin më vonë. Ky takim nuk ka ndodhur ende, nuk e dimë pse nuk ka ndodhur takimi edhe pse ne kemi adresuar një kërkesë për ti rikujtuar ministrit se duhet të takohemi”.

Më tutje ai tregon se: “Pritem që të kryejmë edhe paraqitjen para Komisionit për peticione dhe definitivisht jemi në pritje të një caktimi të takimit nga ministri. Ne do të jemi insistues që ky takim të ndodhë dhe të shohim se cilat do të jenë prioritet për t’u realizuar kërkesat të cilat veç i kemi dorëzuar tekë ministri i Punëve të Brendshme”, ka thënë ai, për eo.

Ai ka thënë se si prioritet për ta është ligji për pensionim mbi moshën 55 vjeçare, shujta ditore, shpenzimet e udhëtimit e paga e 13-të. Zeqiri ka thënë poashtu se nëse nuk plotësohen këto kërkesa që ata kanë, dorëheqjet e zyrtarëve policorë do të rriten edhe më shumë, tani edhe pas liberalizimit të vizave. Vitin e kaluar kemi pasur mbi 100 dorëheqje vullnetare, këtë vit kemi filluar vetëm muajin e parë diku me rreth 10 dorëheqje vullnetare e që këto varen prej kushteve. I vetëmi parandalim për dorëheqje në PK është plotësimi i kushteve dhe mirëqenies”, ka thënë ai.

Kujtojmë se vitin e kaluar kishin ndodhur protesta nga Policia e Kosovës pasi qeveria kishte miratuar pako të re për shtesat për njësitë elitare dhe njësitë e tjera policore me të cilat policët e Kosovës nuk ishin të kënaqur. Sipas kësaj pako, për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat janë 150 euro mbi pagën bazë. Ndërkaq, për Njësinë për eksplozivët dhe deminim, Qeveria ka thënë se shtesa do të jetë në vlerë prej 120 eurosh. Pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarë të hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat, që përbëjnë numrin më të madh të Policisë së Kosovës, do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe ata në menaxhim të operacioneve, do t’iu ndahen nga 50, përkatësisht 40 euro shtesë të rrezikshmërisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy