Brenda muajit në Ferizaj morën fletëkalime 54 nxënës për të migruar

by Nexhat

Migrimi nuk ndikon vetëm në uljen e fuqisë punëtore, por ajo vërehet edhe në shkolla. Lëshimi i vizave të punës nga shtete të ndryshme por së fundi me liberalizim të vizave, edhe mundësia më e madhe për kontakte më të shumta, ka bërë që brenda muajit  54 nxënës të Ferizajt të kërkojnë fletëkalime për ndërprerje të mësimit. Megjithatë, ka edhe të tjerë që kanë janë rikthyer në atdhe.

Liberalizimi i vizave lë Ferizajn pa 54 nxënës të cilët kanë kërkuar fletë kalime për ndërprerje të mësimit për shkak  të migrimit dhe kjo dukuri për drejtuesit e arsimit në Ferizaj po shihet si mjaftë shqetësuese

 “Besoj se është një numër i madh sepse nëse llogarisim që brenda një muaji kanë marr fletëkalime 54 nxënës atëherë duhet ta përcjellim situatën dhe duhet të jemi të kujdesshëm,  dhe të shohim si do të jetë ne nuk jemi ata që mund ta ndalojmë një gjë të tillë por me gjithë atë duhet të kemi kujdes në mënyrë të shohim se si veprojmë në ato shkolla sidomos ku është numri i vogël i nxënësve . Nëse kemi nxënës të cilit hiqen nga ato shkolla atëherë po besojë se numri i nxënësve në ato shkolla do të bije akoma më tepër dhe ato shkolla mund të jenë të rrezikuara më tepër”, tha për RTK-në, Afrim Llabjani, drejtori i Arsimit në Ferizaj.

Por në shkollën e fshatit Manastirc 4 nxënës kanë bërë kërkesë për vijim e procesit mësimor pas kthimit nga perëndimi në vendlindje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy