Djali vret nënën në Rrogozhinë, e raportoi si vdekje natyrale

by Nexhat

Ndriçim Sokoli, 35 vjeç nga fshati Vilë Bashtovë i Rrogozhinës është autori i vrasjes së nënës së tij të moshuar.

Siç bën me dije policia përmes një njoftimi zyrtar, vdekja e 75 vjeçares u raportua ditën e djeshme si vdekje natyrale

Por pas hetimeve dhe ekspertizës mjeko-ligjore, rezultoi se ajo ishte abuzuar fizikisht nga i biri duke marrë dëmtime që i kushtuan jetën, njofton TV Klan.

Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:

U raportua fillimisht si vdekje natyrale, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet shkaku i humbjes së jetës së 75-vjeçares. Vrau nënën e tij, nëpërmjet dhunës fizike, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. 35-vjeçari vuante nga sëmundje mendore. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së shtetases I. S., 75 vjeçe, e cila u gjet e pajetë më datë 10.02.2024, në banesën ku jetonte me djalin e saj, sqarojmë se

Në momentet e para, nga këqyrja e jashtme paraprake e trupit të 75-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe ngjarja është raportuar si vdekje natyrale. Pas kryerjes së hetimeve të thelluara dhe ekspertizës mjeko-ligjore, është konstatuar se shtetasja I. S. kishte disa orë që kishte humbur jetën.

Gjithashtu, rezultoi se djali i saj, shtetasi N. S., i cili vuan nga sëmundje mendore, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 75-vjeçares, dhunë e cila i kishte shkaktuar dëmtime që kishin sjellë si pasojë humbjen e jetës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy