Kalvin Phillips flet për traumën që i shkaktoi Guardiola gjatë kohës sa ishte lojtar i Man Cityt

by Nexhat

Kalvin Phillips ka zbuluar se vendimi i Pep Guardiolës për ta quajtur atë në ‘mbipeshë’ para publikut, ishte momenti i tij më i vështirë gjatë përiudhës si lojtar i Manchester Cityt.

Phillips nuk gjeti hapësirat e duhura tek City dhe bëri vetëm 31 paraqitje për fituesit e tripletës, teksa vetëm në dy raste e kishte nisur nga minuta e parë në Ligën Premier

banner

Ai tani ka folur për atë kohë dhe për momentin më të keq në klub, i cili doli të ishte ai kur Guardiola publikisht tha se Phillips nuk mund të stërvitet pasi është rikthyer nga Kupa e Botës në mbipeshë, duke e lënë kështu mesfushorin dhe familjen e tij të hutuar.

“Pas Kupës së Botës ishte ndoshta momenti më i vështirë, kur Pep erdhi dhe tha se unë isha në mbipeshë”, ka thënë Phillips

“Ai kishte të drejtë për ta thënë këtë, por kishte mënyra të tjera për ta bërë. Unë nuk isha kundër fjalëve të tij, por natyrisht që vetëbesimi im mori një goditje të madhe dhe për mënyrën se si u ndjeva tek City. Familja ime gjithashtu nuk ishin të lumtur për këtë, veçanërisht nëna ime”, u shpreh anglezi.

“Ajo u bë nervoz shumë gjatë kohës sa isha tek City dhe nuk erdhi për të më parë shpesh gjatë ndeshjeve”, përfundoi ai.

Phillips siguroi një kalim tek West Hami në formë huazimi në janar, aty ku deri më tani numëron dy paraqitje, ani pse në debutimin e tij bëri një gabim fatal i cili rezultoi me gol për ekipin kundërshtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy