Lutfi Haziri thumbon Kryetarin e Gjilanit para mbështetësve: Qeverisje e lloçit, mykut, mospunës

by Nexhat

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thumbuar Alban Hysenin, kryetarin e Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qeverisje e lloçit, mykut, mospunës”, e ka quajtur Haziri qeverisjen e Hysenit në Gjilan.

Këtë e ka thënë në Facebook teksa ka shkruar për angazhimin e strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan.

“Mobilizimi dhe angazhimi i jashtëzakonshëm i strukturave të LDK-së dhe qytetarëve karshi një qeverie, e cila po vazhdon të identifikohet si qeverisje e lloçit, mykut, mospunës, mosdijes, mashtrimit dhe e mosinteresimit total për politikat zhvillimore.  Diskriminimi ndaj qytetarëve është bërë kulturë e pushtetit që po administron me Gjilanin.  Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë”, ka thënë Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy