Pas veriut të Mitrovicës, grafite të ngjashme shfaqen edhe në tri komunat tjera veriore – policia nis hetimet

by Nexhat

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë, jeton Brigada e Veriut” janë grafitet e reja që kanë pushtuar mëngjesin e së dielës, katër komunat në veri të vendit.

Përveç në veri të Mitrovicës, grafite të tilla janë shkruar edhe në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

Të njëjtat janë shkruar në cirilik, me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër që përkojnë me ngjyrat e flamurit të Serbisë.

Zveçan

Këto grafite siç duket janë shkruar nga “Brigada e Veriut” e cila nga Qeveria e Kosovës është shpallur organizatë terroriste së bashku me organizatën tjetër të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”.

Lidhur me këtë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për Telegrafin se kanë hapur rast.

“Kemi hapur rast, nuk ka ende persona të dyshuar”, tha ai

Grafite me përmbajtje të ngjashme janë shkruar për vite të tëra në veri. /Telegrafi/

Veriu i Mitrovicës
Zveçan
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy