Shefi i ushtrisë: Gjermania duhet të jetë “gati për luftë” në 5 vjet

by Nexhat

Shefi i Shtabit të ushtrisë gjermane ka thënë se ushtria e vendit duhet të jetë “gati për luftë” në pesë vjet për shkak të kërcënimeve në rritje.

Gjenerali Carsten Breuer në një intervistë për Die Welt ka thënë se për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë vendi përballet me “mundësinë e një lufte të imponuar nga jashtë”, ndërsa u shpreh se të qenit gati për luftë përfshin një “ndryshim mentaliteti”, si dhe përmirësimin e trajnimit dhe kapacitetit ushtarak të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

banner

Kjo erdhi pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Evropës që të rrisë prodhimin e saj të armëve për të mbështetur Ukrainën dhe për të parandaluar “konfrontimin potencial për dekada” me Moskën.

Përpara një takimi kyç të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel dhe përvjetorit të dytë të luftës Rusi-Ukrainë, Stoltenberg këmbënguli se “ne duhet të rindërtojmë dhe të zgjerojmë bazën tonë industriale më shpejt, për të rritur dërgesat në Ukrainë dhe për të rimbushur rezervat tona. Kjo do të thotë kalim nga koha e ngadaltë e paqes në prodhimin e konfliktit me ritëm të lartë”

Udhëheqësit perëndimorë kanë bërë gjithashtu thirrje për ndihmë më të madhe. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti Joe Biden u kërkuan ligjvënësve amerikanë të premten të miratojnë një paketë ndihme ushtarake të vonuar për Ukrainën, duke paralajmëruar se Kievi nuk mund të ndalonte pushtimin rus pa të.

“Nuk ka asnjë kërcënim të afërt ushtarak kundër asnjë aleati. Në të njëjtën kohë, ne dëgjojmë kërcënime të rregullta nga Kremlini kundër vendeve të NATO-s. Pushtimi rus i Ukrainës gati dy vjet ka treguar se paqja në Evropë nuk mund të merret si e mirëqenë. Për sa kohë që investojmë në sigurinë tonë dhe qëndrojmë të bashkuar, do të vazhdojmë të parandalojmë çdo agresion. NATO nuk kërkon luftë me Rusinë, por ne duhet të përgatitemi për dekada të mundshme konfrontimi. Ne monitorojmë nga afër se çfarë bën Rusia dhe kemi rritur praninë tonë në pjesën lindore të aleancës”, ka thënë tutje ai.

Stoltenberg u shpreh se nëse Putini fiton në Ukrainë, nuk ka asnjë garanci se agresioni rus nuk do të përhapet më tej.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel më 15 shkurt, një javë përpara përvjetorit të dytë të pushtimit rus në Ukrainë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy