Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace në kuadër të xhiros së 24-të në Ligën Premier.
Crystal Palace mori epërsinë përmes Jefferson Lermas (30’) i cili me një goditje të fuqishme nga distanca mposhti portierin e Chelseat për 1-0
https://twitter.com/ESPNUK/status/1757142422734139797?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1757142422734139797%7Ctwgr%5E692438c591c8a6cdda1f89b1081614afea50e8f3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fchelsea-fiton-rikthim-te-cmendur-ne-udhetim-ndaj-crystal-palace%2F
Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Conor Gallagher (46’) pati një mundësi të mirë për të barazuar shifrat, por topi shkoi fare pranë shtyllës së majtë.
Në pjesën e dytë Chelsea shtoi intensitetin e lojës dhe kjo më pas iu shpërblye me gola dhe rikthim të rezultatit.
Ishte pikërisht Gallagher (47’) i cili shënoi një super gol për të barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit të Malo Gustos.
https://twitter.com/Ziyechman/status/1757151510662619557?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1757151510662619557%7Ctwgr%5E692438c591c8a6cdda1f89b1081614afea50e8f3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fchelsea-fiton-rikthim-te-cmendur-ne-udhetim-ndaj-crystal-palace%2F
Gallagher u bë hero i mysafirëve kur në minutën e 91-të shënoi për të rikthyer rezultatin në favor të Chelseat 2-1 pas asistimit të Cole Palmer.
GOAL: Crystal Palace 1-2 Chelsea
— Pubity Sport (@pubitysport) February 12, 2024
Conor Gallagher with a brace.pic.twitter.com/Nj92QtxeVV
“Blutë e Londrës” nuk u ndalën dhe shënuan edhe një herë tjetër për 3-1, kësaj radhe me Enzo Fernandez (94’) për t’i dhënë fund serisë prej tri ndeshjeve pa fitore në elitën e futbollit anglez.
https://twitter.com/EmenaIo/status/1757163152851005473?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1757163152851005473%7Ctwgr%5E692438c591c8a6cdda1f89b1081614afea50e8f3%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fchelsea-fiton-rikthim-te-cmendur-ne-udhetim-ndaj-crystal-palace%2F
Chelsea momentalisht gjendet në pozitën e dhjetë në tabelën e klasifikimit me 34 pikë të grumbulluara pas 24 ndeshjeve të luajtura.
