Nga Departamenti Amerikan i Shtetit e kanë konfirmuar se tashmë ka përfunduar periudha prej 30 ditësh e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin anti-tank “Javelin”.
Besnik Velija
Një zëdhënës i DASH ka thënë se tashmë çështja i takon Kosovës që të vendos lidhur me planet e tyre të ardhshme sa i përket blerjes së Javelin nga SHBA.
DASH e kishte njoftuar Kongresin më 11 janar lidhur me kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin
Ka qenë ambasadori amerikan në Beograd, Christiopher Hill, i cili i ka treguar presidentit serb Aleksander Vuciq për kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.