62
Një disfatë e Juventusit nga Udinese bën që skuadra nga Torino të mbetet shtatë pikë larg kryesuesit të tabelës së Serie A, Interit.
Në takimin e zhvilluar të hënën në “Allianz Stadium” mysafirët kanë triumfuar me rezultat minimal 0-1.
Goli i vetëm i ndeshjes është shënuar në minutën e 25-të nga Giannetti, duke lënë tifozët e Juventusit të zhgënjyer.
Ndërsa shpresa për titull nuk është zhdukur ende, duhet punuar shumë për të rikuperuar humbjen e sontme.