“Javelin-ët i ka porositë Haradinaj”, “Jo”, “Leni këto”, debat në Komisionin për Siguri për raketat e SHBA-së

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është pyetur në Komisionin parlamentar për Siguri se a ishte ish-kryeministri Ramush Haradinaj ai që i porositi raketat Javelin nga SHBA-ja.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha nga AAK tha se e kishte dëgjuar vetë ministrin ta pohonte këtë, ndërsa Maqedonci u përgjigj. Në këtë diskutim ndërhyu deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i cili tha se individët s’kanë merita, por është një plan që do të zbatohet pavarësisht kush është kryeministër,

banner

Bekë Berisha: Unë ty të kam dëgju më së pari duke thënë që qeta Javelin-ët i ka porositë kryeministri Haradinaj. A është e vërtetë? A është e vërtetë që ti e ke përmend në televizor më së pari.

Ejup Maqedonci: Jo

Bekë Berisha: S’është a?

Ejup Maqedonci: Kërkesa për Javelin-ë është bërë në mars të vitit 2022. Ish-kryeministri Haradinaj ka qenë kryeministri i parë që ka adresuar kërkesën për hapjen e programit FMS, që nënkupton blerjen shtet më shtet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky kod është hapur gjatë qeverisjes Kurti 1.

Bekë Berisha: A p’e sheh që një kryeministër e kryen mandatin, vjen tjetri… ky është proces. Nuk duhet me u ndalë ‘unë e bëra’.

Hisen Berisha: Ai plan ka me ecë kushdoqoftë ministër, kryeministër, sepse është bërë me asistencën e SHBA-së dhe ato do të vazhdojnë. Nuk ka merita individuale kurrkush…. Leni këto se s’kanë merita individët. Ka meritë puna atje, është krijuar një plan dhe ai ka me u zbatu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy