Kryeministri grek nga Beogradi: Qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar

by Nexhat

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e shtetit të tij në raport me njohjen e Kosovës, shtet të pavarur e sovran.

Nga Beogradi, ku po qëndron në një vizitë zyrtare, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, shefi i qeverisë greke theksoi se dialogu siç e quan ai mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi.

“Presidenti, Vuçiq, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme , stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne.” ,theksoi Mitsotakis.

Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Kurse shtoi se integrimi i krejt Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene, 

Kurse Vuçiq, gjatë konferencës për media me kryeministrin nga Athina, shtoi se “Serbia dhe Greqia ,gjithnjë kanë përkrahur njëra tjetrës integritetin territorial, dhe unë besoj që kështu do të jetë gjithnjë, në të ardhmen.”.

Greqia, bashkë me Spanjën, Qipron, Rumaninë, e Sllovakinë përbëjnë pesëshen e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

BE-ja, ka 27 vende anëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy