Lista Srpska del me një reagim për fletushka në Veri: Dikush po do t’i fajësojë serbët

by Nexhat

Por, Lista Srpska përmes një komunikate mbrëmjen e së hënës thotë se dikush dëshiron të fajësojë serbët. Ata kanë folur për disa fletushka që janë shpërndarë atje.

Ky subjekt u ka kërkuar serbëve “që të jenë të qetë” dhe siç thuhet në komunikatë “të mos bien pre e provokimeve”.

banner

Lidhur me fletushkat që sipas tyre u shfaqën sonte në rrugët e Mitrovicës, në të cilat shkruhet për  “rezistencë ndaj policisë së Kurtit”, Lista Srpska u bën thirrje qytetarëve që të mos bien pre e “provokimeve të tilla”

“Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë që të qëndrojnë të qetë, sepse veprime si kjo, kushdo që i ka kryer, kanë synim kundër paqes dhe duken me qëllim të keq me qëllim të destabilizimit të mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësojnë veten për incidente të reja të mundshme”, thuhet në njoftimin e Listës Srpska

Sipas këtij subjekti politik ka tendencë që “serbët të paraqiten të dhunshëm”.

“Për dikë, padyshim, qëllimi është t’i paraqesë serbët si të dhunshëm dhe t’ia heqë presionin që ka për shtypjen e serbëve. Populli serb nga Kosova do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këtë rajon me metoda paqësore”, thuhet në njofitm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy