Ngritet aktakuzë ndaj malishevasit për vrasjen në parking në Bellanicë të Malishevës

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit I.Z., për veprën penale “Vrasja’’, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se i pandehuri I.Z. më 20 shtator të vitit 2023 në fshatin Bellanicë të Malishevës, me dashje ka privuar nga jeta, tani të ndjerin A.B.

banner

“Në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri derisa ka qenë në lokal, vëren të ndjerin se kishte arritur në parking, i pandehuri afrohet tek automjeti i të ndjerit dhe me armën e tipit revolen SIG SAUER –P320, shtënë pesë here në kokën e tani të ndjerit, viktima bie përtokë, i pandehuri vazhdon duke shtënë edhe dy herë prapë në drejtim të tij përderisa trupi ishte i shtrirë për tokë, e ku nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë në vendin e ngjarjes, derisa i pandehuri largohet me veturë e tij nga vendi i ngjarjes dhe lajmërohet në polici”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri I.Z., ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës SIG SAUER – P320, fishek të kalibrit 9×19 mm, në dy pako, një karikator me 7 fishekë të kalibrit 9×19 mm, me cilën armë ka kryer veprën e përshkruar më lartë, me ç’rast e njëjta armë dhe municioni janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy