PDK inicon edhe dy komisione hetimore

by Nexhat

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kjo parti do të inicojë themelimin e dy komisioneve të tjera hetimore, pos atij për mbarëvajtjen e punës dhe degradimit diplomatik dhe për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se PDK kërkon një komision hetimor për tekste shkollore, pasi siç tha ai, dyshon se janë tejkaluar shifrat.

“Do të propozojmë edhe dy komisione të tjera. Njëri do të jetë për tekstet shkollore. Ministria e Arsimit vazhdon të paguajë libra për nxënësit tanë, një proces i degraduar edhe me keqpërdorime të mëdha financiare. Dyshojmë që ky proces i ka tejkaluar shifrat”, tha Tahiri.

Ndërkohë, Tahiri tha se me komisionin hetimor për kontratat njëburimore, PDK ka arritur të përmbledhë në masë të madhe këto kontrata

“PDK ka arritur t’i përmbledhë në masë të madhe kontratat njëburimore, poashtu do të kërkojmë që të hetohen këto kontrata.  Këto kontrata janë burim i korrupsionit në Kosovë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy