Tranzicioni për heqjen e dinarit, Kurti: Qeveria s’do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë kësaj periudhe

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës s’do të zbatojë masa ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit në heqjen nga përdorimi të dinarit serb.

Kurti bëri thirrje në “X” që edhe “shtyllat tjera” ta mbajnë këtë qëndrim

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim”, shkroi ai.

“Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, shtoi kryeministri

Mënyrën e zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës e kanë kundërshtuar ndërkombëtarët, që kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të saj, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që kjo mund të ketë në jetën e serbëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy