“Vetëvrasja e 27-vjeçares, rast shantazhi”, Pampuri: Shëndeti mendor, alibi e të dyshuarit Altin Çoku

by Nexhat

Deputetja e PD dhe njëherazi psikologja Orjola Pampuri, e ftuar në studion e “Open” në News24 është shprehur se vetëvrasja e 27-vjeçares në Kamëz është një rast shantazhi

Pampuri u shpreh se dikush që vuan nga shëndeti mendor nuk e thotë aq lirshëm dhe nuk mund të përdorë rrjetet sociale “me aq profesionalizëm” sa autori i dyshuar, Altin Çoku.

banner

Vetë justifikimi i tij i qëllimshëm në rrjetet sociale se ka probleme mendore, sipas saj është  një alibi për “perversitetet” që Çoku ka kryer.

“Kemi të bëjmë me një rast shantazhi. Nëse analizojmë ato fjalë që thotë personazhi që kreu këtë krim, ndër më të rëndët. Dikush që vuan nga shëndeti mendor nuk e thotë kaq lirshëm dhe nuk mund të përdorë rrjetet sociale me kaq profesionalizëm sa bën ai

Nga faktet që vajza i ka kërkuar ta heqë foton ai është vetëmbrojtur duke thënë se  askush nuk mund t’i bëjë gjë. E gjitha kjo është një mundësi për ta thënë që personi nuk ka probleme të shëndetit mendor, por e përdor si alibi për perversitetet që kryen”, u shpreh ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy