Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka hedhur disa kritika ndaj ish partisë së saj.
Gërvalla ka deklaruar se largimi i saj nga LDK bashkë me presidenten Vjosa Osmani nuk ka qenë i rastësishëm
“Presidentja Osmani dhe unë nuk jemi larguar papritur nga LDK. Ne kemi luftuar me vite të tëra kundër të tjerëve për degradimin total të kësaj partie. Që nga viti 2013 bashkë me Osmanin dhe të tjerë jemi përpjekur ta ndalim degradimin e partisë, por nuk kemi mundur”, u shpreh ajo gjatë një emisioni për Istogu Channel.
Derisa akuzoi LDK-në, Gërvalla tha se një pjesë e LDK-së, ka pasur qëndrime me të afërta më PDK-në, derisa pohoi se kjo parti ka lidhje të fuqishme me Sami Lushtakun, zyrtar ky i PDK-së.
“As emrin nuk duan ta kenë LDK-në. Lidhjet me të fuqishme i kanë me Sami Lushtakun”, pohoi ndër tjera ajo.
Gërvalla ka folur edhe për tema tjera politike gjatë paraqitjes së saj.