Haxhiu takohet me homologun danez, e njofton për procedurat e ndërmarra për marrëveshjen me burgje

by Nexhat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pritur në takim homologun e saj danez, Peter Hummelgaard.

Siç njofton Ministria e Drejtësisë, gjatë takimit u diskutua rreth “rëndësisë së ratifikimit të Marrëveshjes mes Republikës se Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për marrjen në shfrytëzim të hapësirave të burgut në Gjilan. Që nga muaji korrik, për shkak të bllokimit me mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare, kjo marrëveshje ka mbetur pa u ratifikuar”

Në anën tjetër, ministrja Haxhiu ka njoftuar ministrin Hummelgaard se Shërbimi Korrektues i Kosovës veçse ka filluar procedurat për hartimin e specifikave teknike për adoptimin e hapësirave banuese si dhe rekrutimin e stafit shtesë.

MD thotë se në seancën plenare të datës 15 shkurt, marrëveshja do të diskutohet dhe votohet nga deputetët

“Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për ta fuqizuar bashkëpunimin me shtete mike si Mbretëria e Danimarkës”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy