Kamberi ngre alarmin: Në 20 vjet numri i nxënësve në Luginë ka rënë 58 për qind

by Nexhat

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se në 20 vjetët e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58 për qind.

Kamberi ka shkruar në X se kjo është alarmuese dhe sipas tij, është rezultat i pakicës së neglizhuar qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv

“Në 20 vitet e fundit, numri i nxënësve të shkollave fillore ka rënë 25% në Serbi, por te shqiptarët në Luginën e Preshevës, është një rënie marramendëse prej 58% – më shumë se dyfishi i mesatares kombëtare. Alarmuese! Ky është rezultat i një pakice të shpërfillur qëllimisht nga qeveria me diskriminim aktiv”, ka shkruar Kamberi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy