Këshilli i Etikës vendos për rastin e Pukës: Ka doktoruar në Itali, punimin e doktoratës në UP e ka origjinal

by Nexhat

Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka dalë me vendim lidhur me rastin e Dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka, pas pretendimeve të ngritura nga kolegu i tij, profesori Enver Hasani, i cili ka thënë se Puka ka mashtruar se ka kryer doktoratë në Itali dhe e ka akuzuar për plagjiaturë. Ky Këshill ka konfirmuar vërtetësinë e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Pukës.

Në vendim thuhet se “Këshilli i Etikës duke u bazuar në deklaratën e Universitetit të Romës “La Sapienza” të Italisë dhe diplomën e prezantuar, konfirmon vërtetësinë e përfundimit të studimeve të doktoratës në Universitetin e Romës nga ana e Prof. Asoc. Dr. Avni Puka”

banner

Aty citohet edhe përgjigja e Universitetit të Romës.

“Këshilli i Etikës ka shqyrtuar me kujdes faktet e prezantuara dhe provat e parashtruara nga pala e interesuar. Në këtë proces të administrimit të fakteve dhe provave janë involvuar edhe institucione relevante kombëtare dhe ndërkombëtare, siç janë Universiteti i Prishtinës dhe organet e tij, Agjencitë e pavarura institucionale si dhe vetë Universiteti i Romës në Itali.

Këshilli i Etikës ka vlerësuar këto fakte dhe prova të parashtruara secilën veç e veç dhe të gjitha së bashku dhe ka arritur në përfundimin se çështja e parashtruar mund të vendoset meritorisht. Faktet dhe provat e prezantuara nga ana e institucioneve përkatëse publike janë të padiskutueshme dhe gëzojnë prezuminin e vërtetësisë absolute”, thuhet në vendim.

Po ashtu Këshilli i Etikës ka dalë me përfundim se Puka nuk ka bërë plagjiat në punimin e doktoratës në UP.

“Këshilli i Etikës, duke u bazuar në raportin e ekspertizës profesionale, konstaton origjinalitetin e punimit të doktoratës të Prof.Asco. Dr.Avni Puka me titull: “Përgjegjësia penale e personave juridikë”, të mbrojtur me datën 08.09.2016, pranë Fakultetit Juridik, Universitetit të Prishtinës”, thuhet tutje në vendim.

“Këshilli i Etikës, duke u bazuar në raportin e ekspertizës profesionale, konstaton origjinalitetin e punimit të doktoratës të Prof.Asco. Dr.Avni Puka me titull: “Përgjegjësia penale e personave juridikë”, të mbrojtur me datën 08.09.2016, pranë Fakultetit Juridik, Universitetit të Prishtinës”, thuhet tutje në vendim

.https://drive.google.com/file/d/13-H-zEM0G7gPzVyD4QGG7bl7XeMpN05R/preview

Bashkë me vendimin, Puka ka dërguar edhe një reagim në adresë të mediave.

“E ndjej obligim të bëjë publike dhe të ndaj me juve këtë informatë, për shkak se para pak kohesh isha objekt i një sulmi dhe shpifjesh të ulëta në publik, me të cilat u tentua të njolloset integriteti im moral dhe profesional. Dhe, po ashtu në deklarimet e mia para juve, jam zotuar se do të ndjekë rrugët institucionale dhe ligjore. Të gjitha ato shpifje kanë qenë pjesë e një fushate të ideuar, konceptuar e organizuar kundër personalitetit tim, në kohë të caktuar dhe për qëllime të caktuara”.

“Mund të them me krenari të plotë se asnjë sulm, shpifje apo formë tjetër e shantazhit nuk më ka zmbrapsur që për këto 3 vite në detyrën e Dekanit të Fakultetit Juridik, të ndal ndikimin abuzues të individëve e grupeve, e në anën tjetër, të realizojmë reforma të thella që Fakultetin Juridik e   transformojnë në model të jashtëzakonshëm të zhvillimit”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në qershor të vitit të kaluar, profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Enver Hasani e kishte denoncuar Avni Pukën se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratë në Itali në Universitetin “La Sapienza”.

Në një letër që Hasani ia kishte dërguar Qerim Qerimit Rektorit të UP’së “Hasan Prishtina”, ka thënë se autoritetet e Universitetit “La Sapienza” ia kanë konfirmuar se Avni Puka nuk ka kryer doktoratë në këtë institucion.

“Ajo që z. Avni Puka na thotë në atë letër, megjithatë, nuk është fare e vërtetë: Avniu asnjëherë në jetën e tij nuk ka doktoruar në Fakultetin Juridik të Universitetit “La Sapienza” në Romë të Italisë. Autoritetet e Universitetit “La Sapienza” ia kanë konfirmuar autorit të këtyre rreshtave, me shkrim dhe me gojë, se z. Avni Puka nuk ka marrë asnjëherë titullin e doktorit, apo titullin “PhD”, siç na e ka thënë në letrën e tij”, thuhej në letrën e Hasanit.

Ndërkohë, për doktoratën që Puka ka mbrojtur në Universitetin e Prishtinës, Hasani kishte thënë se është plagjiaturë e një tjetër libri dhe disa shkrimeve të një autori me origjinë nga Durrësi/Tirana.

“Është tërësisht joetike, e shëmtuar dhe joligjore mbi të gjitha, marrja (fitimi) dhe mbajtja e titullit shkencor dhe titujve përkatës akademik mbi bazën e një gënjeshtre të thjeshtë, apo të një doktorate që me një probabilitetet shumë të lartë bazohet në plagjiaturë brutale. Është joligjore për faktin se, në UP “Hasan Prishtina” dhe në universitetet  e tjera publike në Kosovë dhe në rajon, me doktoratë bëhet themelimi i marrëdhënies së punës, pra merret pagë/rrogë. Paligjshmëria në rastin e z. Avni Puka është e dyfishtë: me mashtrim ka paraqitur se ka një doktoratë nga Universiteti “La Sapienza” në Itali, që kurrë nuk mund mund të dëshmoj se e ka bërë, dhe një doktoratë kryesisht të bazuar në plagjiaturë brutale”, thuhej në letrën e Hasanit.

Pas deklaratave të Hasanit, Puka kishte treguar një diplomë që kishte thënë se është e Doktoratës në Universitetin e Romës, që ka thënë se e ka mbrojtur publikisht me 21 shtator 2017.

Puka kishte thënë se akuza e Hasanit “përbën shpifje të rëndë, përhapje të thashethemeve e gënjeshtrave në publik, vetëm me qëllim që të dëmtoj imazhin, reputacionin dhe autoritetin tim personal e profesional, dhe imazhin e institucionit, përkatësisht Fakultetit Juridik dhe vetë UP-së.”

Ai kishte paralajmëruar se do t’i ndjek rrugët ligjore për këtë rast.

“I siguroj të gjithë kolegët, studentët dhe opinion me gjerë se të gjitha këto pretendime, shpifje, e përhapje të lajmeve të pavërteta, janë pjesë e trajtimit në procedura dhe mekanizma institucional, dhe deri në fund do të shfrytëzohet çdo mjet i lejueshëm ligjor. Me zbardhjen e të vërtetës, do të sqarohen edhe arsyet e motivet e sulmeve të tilla, kaq të ulta!

Për shkak të natyrës se këtyre çështjeve, dhe domosdoshmërisë që këto të trajtohen e konfirmohen nga mekanizmat institucional ligjor kompetentë, do të njoftohëni me kohë për vendimet e tyre, edhe nga ana ime.  Deri atëherë vetëm mund të ju siguroj, se asnjë formë e shantazhit publik nuk do të na zmbrapsë nga reformat dhe luftimi i dukurive negative në Fakultetin Juridik”, thuhej në reagimin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy