Maliqi: Deklaratat e O’Brien shqetësuese, po shembet përparësia që u krijua nga budallakia e Vuçiqit në Banjskë

by Nexhat

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.  Madje O’Brien ka shtuar se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Për këtë deklaratë e ka komentuar analisti, Agron Maliqi, i cili tregoi për peshën që e ka O’Brien.

banner

Ai ka deklaruar se O’Brien së fundmi ka pasur gjuhë kërcënuese ndaj kreut të serbëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Më tutje, ai ka shtuar se Ççfarëdo përparësie diplomatike që u krijua në rastin e Banjskës nga “budallkia e Vuçiqit”, Kosova po e shemb me dorën e vet

“Deklaratë shumë shqetësuese nga Jim O’Brien, i cili është përndryshe shefi i Escobar dhe nr.1 i SHBA për Evropë, i emëruar së voni. “Dora e djathtë” e Madeleine Albright. I përfshirë thellë në marrëveshjen e Dejtonit dhe në Rambuje. Dashamir i Kosovës dhe Bosnjes, ku së voni e paralajmëroi një linjë më mbështetëse ndaj boshnjakëve dhe kërcënuese ndaj Dodikut. U përpoq me gjasë të gjejë partner edhe në Kosovë, por kot. Gjuha e tij është alarmuese për nivelin e marrëdhënieve. Çfarëdo përparësie diplomatike që u krijua me budallakinë e Vuçiqit në Banjskë, tashmë Kosova po e shemb me dorën e vet”, ka shkruar Maliqi në Facebook. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy