Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, është shpallur nga shteti shqiptar, ‘Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida’.
Kredencialet si ‘Konsulle e Nderit’ i janë dhënë nga ambasadori shqiptar në ShBA, Ervin Bushati
Lajmin në ndërkohë e ka konfirmuar përmes një postimi të ndarë në Instagram.
“Me nder pranoj rolin e Konsull Nderit të Shqipërisë në Florida”, kanë qenë fjalët e yllit të famshëm
Emina jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka ndërtuar karrierë të bujshme në fushën e modelingut.
E njëjta lirshëm mund të thuhet se është një nga modelet më të suksesshme shqiptare që ka korrë suksese në tregun ndërkombëtar.
Emina ka një lidhje të veçantë vendlindjen e saj ne Malin e Zi, nga edhe e ka prejardhjen, ndonëse vjen për vizitë shumë shpesh