Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar se këtë të premte fillon Konferenca e Sigurisë në Mynih, me tematikë për dinamikën “humbje-humbje” në politikën ndërkombëtare,
Rohde ka pyetur se a nuk i përshtatet kjo dinamikë situatës aktuale sa i përket raportit në mes të Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori gjerman ka thënë se të dy shtetet i kënaqin audiencat lokale, ndërkohë që s’bëjnë përparim drejt afrimit tek synimi i përbashkët që është Bashkimi Evropian.
“Tema e këtij viti: Dinamika humb-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që shohim aktualisht midis Kosovës dhe Serbisë. Që të dyja deri tani po e kënaqin audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si BE-ja”, ka shkruar Rohde.
https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1757384050090676556?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1757384050090676556%7Ctwgr%5Efb26242312030eec996ac8c89192f5aa113d9e0c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Frohde-kosova-dhe-serbia-me-qasje-humbese-po-i-kenaqin-audiencat-lokale-spo-afrohen-me-be-ne%2F