Shala: Mund të kemi përshkallëzim të situatës në veri, protestës i priu Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi

by Nexhat

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për Ekonomia Online se protesta e djeshme në veri të vendit nuk ishte e organizuar nga pensionistët serb por nga krerët e Listës serbe të mbështetur nga Beogradi. Synim sipas Shalës e kanë kundërshtimin e çdo vendimi legale të institucioneve të Kosovës.

Shala ka folur mbi kundërshtitë e serbëve mbi Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, me ç’rast nuk e përjashton ndonjë përshkallëzim të situatës në veri

banner

“Tanimë mbrapa protestës së organizuar de-facto nuk është shoqata e pensionistëve serbë të pjesës veriore, por mund të themi që mbrapa protestës së ditës së djeshme ishte Lista Serbe respektivisht Beogradi zyrtar të cilët me çdo kushte po tentojnë që të kundërshtojnë çdo vendim legal dhe legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Shala.

Duke folur për mbledhjen në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, Shala e ka parë si “kërkesë” të ndërkombëtarëve që Brukseli është vendi i duhur për t’i diskutuar çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe çështjen e dinarit

“Sa i përket çështjes se a mund të kemi ndonjë përshkallëzim eventual në ditët dhe javët në vijim, kjo varet gjithmonë nga konjukturat politike dhe interesat që i ka Beogradi zyrtar në kontekstin e pengimit të mëtutjeshëm të Kosovës drejt integrimit euroatlantik”.

“Nëse i referohemi takimit në Këshillin e Sigurisë në Kombet e Bashkuara ku pat një debat në kontekstin e bashkërendimit të veprimeve të pretenduara të Serbisë me partnerët dhe aleatët tanë, de-facto është kundërshtuar në forma të ndryshme, si Këshilli i Sigurisë së OKB-së nuk është vendi i duhur për të diskutuar dhe ne do të duhej të rikthehemi në pjesën e dialogut sa i përket çështjes së Brukselit dhe pikërisht në kudër të këtij dialogu të diskutohet edhe sa i përket vendimeve të ndërmarra për çështjen e dinarit”, shtoi Shala.

“Është me rëndësi të potencohet dhe të theksohet se organet e sigurisë kanë ndërmarrë veprimet e tyre preventive por njëkohësisht gjatë ditëve dhe javëve në vijim, mund të kemi ndonjë përshkallëzim eventual të situatës së sigurisë, por kjo do të mbetet për t’u parë dhe për të analizuar nga informatat që mund të merren përmes rrugëve operative nga institucionet tona të sigurisë”, deklaroi Shala

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy