Superkompjuteri zbulon favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon – befasi në renditje dhe përqindje

by Nexhat

Fituesi aktual i Ligës së Kampionëve, Manchester City shihet si favorit absolut për të fituar trofeun në sezonin 2023/24, duke lënë pas vete Real Madridin, Interin dhe Bayern Munichun.

Në fillim të sezonit, superkompjuteri i kompanisë së njohur Opta ekzekutoi 10,000 simulime të sezonit 2023/24 të Ligës së Kampionëve dhe zbuloi se fituesi në fuqi, Manchester City fiton garën me shanse prej 38.9%.

Tani, me rikthimin e garës me ndeshjet e eliminimit direkt, me Cityn që udhëton për në Danimarkë për t’u përballur me Copenhagen dhe gjiganti evropian, Real Madrid përballë RB Leipzig, Opta vendosi se ishte një moment i mirë si çdo tjetër për të parë se si superkompjuteri i vlerëson shanset e secilit ekip

Edhe kësaj radhe, Opta ka bërë 10,000 simulime për pjesën tjetër të sezonit dhe aty shihen shanset e secilit ekip që ka për të kaluar në secilën fazë të garës, si dhe sa shanse ka për ta fituar trofeun

Nga 16 skuadrat e mbetura, vetëm katër ishin ekipe që kanë shanse mbi 10%, me Cityn që mbetet favorit absolut për të fituar sërish Ligën e Kampionëve me 32.1%.

Man City shihet si favorit nga Opta

Pas Cityt vjen Real Madridi në vendin e dytë me 15.4% shanse për të fituar trofeun, i pasuar nga Interi me 11.6% dhe Bayern Munichu me 10.1% shanse për të ngritur lart trofeun.

Arsenali zë vendin e pestë me 8.4% shanse, Paris Saint-Germain i gjashti me 6.4%, Barcelona me 3.4%, Borussia Dortmund me 3%, Atletico Madridi me 2.4%, PSV me 1.5%, Porto dhe RB Leipzig me nga 1.4% shanse, Real Sociedad me 1.3% dhe Napoli me 1.1% shanse për të fituar.

Lazio me 0.4% është skuadra me më së paku shanse për të fituar, pasi Copenhagen nuk ka asnjë shans duke u kuotuar me 0% shanse

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy