Stefano Pioli mbetet një temë e hapur në Milano, por diskutimi mbi të ardhmen e tij është zbehur, kjo pasi kuqezinjtë po kalojnë një moment shumë pozitiv. Jo vetëm Pioli, në fund të këtij sezoni, drejtuesit e klubit duhet të kujdesen edhe për disa titullarë të rëndësishëm, si Leao dhe Theo Hernandez. Ylli portugez rinovoi kontratën e tij, por ky fakt nuk e nxjerr nga merkato pasi ekipe si PSG dhe Barcelona e kanë vendosur në listën e dëshirave. Risi në këtë pikë të sezonit është përfshirja e Barcelonës, me klubin blaugrana që kërkon të hap një kapitull të ri me largimin e Xavi-t.
Mediat spanjolle, e përditshmja Sport, shkruan se Barcelona është vënë në kërkim të një sulmuesi krahu dhe Leao është emri më i rëndësishëm që po qarkullon në tryezën e Laporta-s. Sigurisht t’i rrëmbesh Milanit lojtarin më të rëndësishëm nuk është e lehtë, për më tepër që duhen 175 milionë euro, kjo është klauzola e tij e largimit, para që Barcelona nuk i ka për momentin.
Jo vetëm Leao, Milan kërkon të blindojë brenda verës një tjetër titullar, bëhet fjalë për Theo Harnadez. Edhe anësori francez është nën kontratë, deri në 2026, ndërsa në Milano përfiton 4,5 milionë euro. Drejtuesit e Milanit e kanë vendosur Hernandez në listën e prioriteteve, janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re me kushte ekonomike të përmirësuara. Me këtë lëvizje, kuqezinjtë kërkojnë të shmangin ofertat e shumta që vijnë për Theo-n, pasi për të interesohen klube të mëdha si Real Madrid