Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka thënë se po dihet botërisht që Kosova s’ka kurrfarë koordinimi me SHBA-në dhe sipas saj kjo u shpërfaq në mënyrën më të vrazhdë në Këshill të Sigurimit, shkruan Gazeta Express.
Çitaku thotë se e gjithë kjo po ndodh për dinarë dhe për disa fletushka.
Ajo tutje ka thënë se Kosova dhe kosovarët në koordinim me aleatët janë çliruar e pavarësuar dhe janë arritur mbi 100 njohje.
Zyrtarja e lartë e PDK-së ka thënë se është kohë që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të deklarohet publikisht se a e përkrah kryeministrin Albin Kurti në qasjen ndaj SHBA-së.
“Se nuk ka asnjë koordinim me SHBA-të tashmë është e ditur botërisht. Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim.Dhe për çka? Për dinarë e fletushka.
Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tankset serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete.Është momenti i fundit që Presidentja, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe.Fol Presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori”, ka shkruar Çitaku.