Kosova konfirmon mbështetjen për Ukrainën në takimin me Lloyd Austin

by Merita

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me kryetarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kanë marrë pjesë të mërkurën në takimin e 19-të virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

Siç ka bërë të ditur Maqedonci në Facebook, fokusi i këtij takimi ishte vazhdimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime për Ukrainën.

banner

“Sot së bashku me gjeneral-lejtënant Bashkim Jasharin, morëm pjesë në takimin virtual, të 19-tin me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III. Fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni”, ka shkruar ai.

Ai më tej ka thënë se 54 shtetet anëtare, përfshirë Kosovën, edhe një herë rikonfirmuam mbështetjen për Ukrainën në përballjen e saj me agresionin rus.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy