“Kurti bëri gabime”, Joseph: SHBA është një mik i fortë dhe më i mirë i Kosovës

by Nexhat

Profesori i Universitetit, Johns Hopkins në SHBA, Edward P. Joseph, i ka bërë një analizë momentit ku ndodhet rajoni dhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatët.

Duke folur lidhur me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë –Serbi, dhe nëse ky proces ka ngecur dhe ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian nuk po e bëjnë punën siç duhet, Joseph mendon se çdo palë ka përgjegjësinë e saj, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara

banner

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë një përgjegjësi të madhe këtu… Ka shumë gabime të mëdha për të cilat dua të flas. Së pari është gabimi i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe refuzimi i SHBA-ve dhe BE-së për ta parë presidentin Vuçiq për atë që është. Ky është një autokrat që po e çon Serbinë prapa, po e merr Serbinë nga BE-ja dhe po e shtyn më afër Rusisë, po destabilizon rajonin. Pra, ky është gabimi i parë. Pika ime e dytë është të flas për gabimet e kryeministrit Albin Kurti, i cili i ka dhënë presidentit Vuçiq dhuratën për të larguar vëmendjen nga ushtrimi i presionit që duhet të bëhet ndaj Beogradit, për organizimin e sulmit të shtatorit në veri të Kosovës, për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve për të cilin është mbajtur përgjegjës me një shumicë të madhe votash në Parlamentin Evropian për mashtrime zgjedhore në Serbi. Dhe në vend të kësaj, kryeministri Kurti po i jep Presidentit Vuçiq një dhuratë duke larguar të gjithë vëmendjen nga Beogradi, aty ku duhet të jetë, dhe në vend të kësaj e ka tërhequr vëmendjen te Prishtina për qasjet e gabuara ndaj politikës në Kosovë”, tha Jospeh për televizionin shqiptar A2CNN.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy