Janë bërë 3 vjet që kur Lëvizja Vetëvendosje e përkrahur nga Lista Guxo kishin fituar zgjedhjet parlamentare në vend.
Kjo temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, duke nxitur debat mes panelistëve.
Gazetari Halil Matoshi ka qenë shumë i ashpër ndaj Qeverisë së Albin Kurtit. Sipas tij, Qeveria Kurti ka dështuar në përmirësimin e jetës se qytetarëve dhe realizmin e premtimeve të bëra, raporton gazeta10.
“Tufë analfabetësh”, ka qenë përshkrimi që Matoshi i ka bërë Qeverisë Kurtit
Ai madje ka shkuar deri aty sa e ka quajtur Albin Kurtin si mashtruesin me të madh në historinë e politikës shqiptare.
Ndaj kësaj ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi. Sipas tij, nuk është nivel intelektualësh që të flitet me këtë gjuhë ndaj Qeverisë Kurti. /Gazeta10/