Ministri Aliu jep detaje rreth shpronësimeve, rruga 12.8 km Kijevë -Zahaq do të kushtojë 32 milionë euro

by Nexhat

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dal me njoftim pas votimit në mbledhjen e Qeverisë të vendimeve për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc,

Ai tha se ndërtimin e kësaj rruge kanë ndarë 32 milionë euro dhe se rruga është e ndarë në katër lote, me gjatësi totale prej 12.8 km

“Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, të 188-tën me rradhë, miratuam Vendimet për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc. Këto njëherit janë vendimet përfundimtare për shpronësimin e pronave të paluajtshme (tokave) të pronarëve dhe të palëve të interesit, të cilët preken nga realizimi i këtij Projekti, përkitazi Zona Kadastrale: Kijevë, Komuna e Malishevës dhe Zonat Kadastrale: Çabiq, Zabërgjë, Gllarevë, Dresnik, Gremnik dhe Dollc të Komunës së Klinës. Rruga Nacionale N9 Kijevë-Zahaq, segmenti Kijevë-Dollc, është e ndarë në 4 lote, me gjatësi totale prej 12.8 km dhe me një buxhet të planifikuar prej 32 milionë€. Jemi të përkushtuar plotësisht për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të rajonit të Dukagjinit”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy