Musliu: Shefi i AKI-së do të ftohet për raportim në Komision

by Nexhat

Pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliut bëri të ditur se javën e ardhshme do të ftohet për të raportuar, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti për të raportuar në Komision rreth planit për atentat ndaj kryeministrit Kurti të raportuar në media, me rastin e vizitës në Maqedoninë e Veriut.

Ajo ka folur edhe për rastin kur zyrtarët e AKI-së kanë dy shtetësi. “Deri më tani nuk mund as të mohojë as të pohoj që zyrtarët e AKI-së të kenë dy shtetësi. E kam parim që çështjet e tilla të diskutohen në bazë të informacioneve të sakta. Ka edhe ministra që kanë dy shtetësi, ndoshta me ligjin e ri në planin legjislativ në muajin dhjetor të këtij të parashihen”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy