Në kohen e Kurtit kemi një eksod masiv të rinisë; Qeveria Kurti po manipulon me shifra

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se pas tri vitesh qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje nuk arrin ta gjejë asnjë punë të vetme të mirë dhe të mbarë të bërë nga Qeveria Kurti.

Selmanaj tha se nuk e ka pritur këtë nga Qeveria Kurti, pasi tha se pritshmëritë e tij ishin që me atë fitore më 14 shkurt të vitit 2021 dhe me atë potencë politike, VV-ja do të mund të ishte bartëse e ndryshimeve të mëdha që i ka proklamuar në opinion.

banner

“Por, pas tri vitesh, ne flasim, po i marrim vetëm dy parullat themelore që VV-ja i ka pasur, punësim dhe drejtësi. Me punësim, fatkeqësisht kemi një eksod masiv të të rinjve që ikin nga Kosova dhe akoma vazhdojnë ta projektojnë jashtë Kosovës, dhe kjo është tragjedi për mbarë popullin”.

“Tani, këta me shifra, e kam parë që edhe me shifrat e Entit të Statistikave që dalin, këta i manipulojnë dhe ofrojnë shifra shpesh fiktive. Secili i ri në Kosovë po e projekton të ardhmen e vet jashtë vendit dhe kjo tregon që s’kemi ditur dhe s’kemi mundur ta ngjallim shpresën për të jetuar në Kosovë. Kjo qeveri më së paku ka folur dhe ka punuar për zhvillimin ekonomik të këtij vendi”, tha Selmanaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai tha se krejt çka ka dëgjuar në tri vitet e fundit nga qeveria janë negociatat, ndërsa në vitin e fundit ka qenë lufta.

“Për punësim jam i bindur që kemi një dështim total të kësaj qeverie. Ndërkohë në reformat e drejtësisë, mendoj që kemi një dështim në totalitetin e vet. Asnjë nismë për reformë në sistemin e drejtësisë në Kosovë s’ka arritur ta merr epilogun e vet”, tha Selmanaj.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy