Rufi Osmani nuk ka pranuar të jetë kandidat i opozitës shqiptare për president

by Nexhat

Rufi Osmani nuk do të jetë kandidati i koalicionit “LEN” për president në Maqedoninë e Veriut.

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, ka refuzuar që t’i përfaqësojë partitë opozitare shqiptare në zgjedhjet presidenciale, të cilat u shpallën ditën e sotme

Për momentin në garë për kandidat për president nga partitë opozitare shqiptare janë Arben Taravari dhe Bilall Kasami, ndërsa vendimi do të merret ditët në vijim.

Diskutimet se kush do të jetë kandidati i opozitës shqiptare për president kanë nisur që prej zyrtarizimit të koalicionit nga partitë opozitare. Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, më herët ka deklaruar se nëse Arben Taravari nuk pranon të jetë kandidat, do të jetë vet Kasami.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski ka shpallur zgjedhjet presidenciale dhe ato kuvendare

Rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetar shteti do të mbahen më 24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë i po të njëjtave do të mbahet me rrethin e parë të zgjedhjeve kuvendare – më 8 maj 2024

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy