Santiana Maloku: Lumbardhi nuk e ka fituar me meritë, shpesh e kam demoluar me debate në BBVK

by Nexhat

Santiana Maloku, ish-konkurrentja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, u shfaq së fundmi në një intervistë me moderatorin Fis Juniku ku foli për fituesin e këtij edicioni, Lumbardh Salihun.

Pavarësisht rivalitetit dhe debateve të shpeshta që pati me të gjatë qëndrimit në shtëpi, Santiana mori një qëndrim të balancuar kur u pyet nëse Lumbardh meritonte fitoren

banner

“S’mund të them që e ka fituar me meritë, sepse unë me Lumbardhin kam pasur shumë debate, edhe shpesh nëpër debate e kam demoluar Lumbardhin unë, e din ai vet”, u shpreh Santiana, duke sugjeruar se përballjet e tyre ishin të ashpra. Megjithatë, ajo shtoi një vlerësim pozitiv për karakterin e tij: “Por nuk është djalë i keq, është shumë djalë i mirë”

Foto: Santiana Maloku/Instagram

Përvoja e Santianës në “Big Brother VIP Kosova” u mbyll në gjysmëfinalen e edicionit të dytë, vetëm një javë para se të zhvillohej finalja, ku pati katër konkurrentë në luftë për çmimin e madh: Edona James, Blerando, Shqipe Hysenaj dhe Lumbardh Salihu

Eliminimi i saj solli fundin e një udhëtimi të gjatë dhe të mbushur me ndodhi në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Edhe pse për Santianën, fituesi i këtij edicioni mund të mos të jetë zgjedhur në bazë të meritës në debatet e tyre të ashpra, komentet e saj pasqyrojnë një respekt të thellë dhe njohje të cilësive të Lumbardhit si person

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy