4 vite burg dhe 300 euro gjobë pasi dogji me benzinë garazhin e gazetarit Alban Selimi

by Nexhat

Me 4 vite burg dhe 300 euro gjobë sot Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Arsim Limanin për rastin ndaj gazetarit të RTK-së, Alban Selimi,

Limani është dënuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm pasi ia ka djegur garazhin e shtëpisë së gazetarit Selimi. Në dënim do t’i llograitet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Limani nga Prokuroria është ngarkuar me akuzat për vrasje të rëndë në tentativë, ndërsa trupi gjykues në shpalljen e aktgjykimit ka bërë rikualifikimin e veprës në shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Para tre ditësh ishte mbajtur fjala përfundimtare për rastin, dhe Prokuroria kishte kërkuar dënim adekuat ndaj Limanit

“Pas procedurës së provave, me analizimin dhe vlerësimin e provave të pranuara padyshim është vërtetuar se tash i akuzuari, Arsim Limani e ka kryer veprën penale vrasje e rënë në tentativë dhe nga kjo prokuroria i propozon gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit. Dhe se me rastin e caktimit dhe lartësisë së dënimit që të merr parasysh dëshmitarët që kanë qenë të propozuar në procedurë dhe që kanë qenë në seancë dhe që të akuzuarit t’i shqiptojë dënimin adekuat”, kishte deklaruar prokurorja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy