Asociacioni kusht për heqjen e masave? Bislimi – BE-së: Mos na detyroni me e eskalu situatën për ta dëshmuar që ajo ka de-eskaluar

by Nexhat

“Masat nuk janë thjesht masa, janë masa për de-eskalim të situatës, për arsye se Brukseli ka menduar që sulmi i kriminelëve serbë në datën 29 maj ka mundur të evitohej sikurse Kosova të mos i kishte dërguar katër kryetarët në katër komunat në veri. Do me thënë, masat kanë qenë të lidhura me eskalim dhe të kushtëzuara me de-eskalim”, tha Bislimi në një intervistë të mbrëmshme në KTV, duke shtuar se kushtet janë të përmbushura tashmë.

“Unë po them, në qoftë se tash BE-ja thotë ‘e kemi edhe një kusht’, ato më pushojnë së qeni masa për de-eskalim. Marrin kuptim tjetër. Do me thënë ka tendencë që të njëjtin produkt me ta shitë pesë herë. Është keqpërdorim i masës. Dhe ne kemi thënë, masat duhet të hiqen për shkak të de-eskalimit. Mos na detyroni me eskalu situatën për me tregu që e de-eskalojmë prapë. Situata në veri ka de-eskaluar. Tregoni që masat të cilat janë vendosë për këtë nuk e kanë më bazën e tyre, rrjedhimisht është e palogjikshme të futen”, tha Bislimi

banner

Zëvendëskryeministri tha se në zyrën e tij, nga ku po e jepte intervistën, përfaqësues të BE-së ua kanë pranuar se është “e pakuptimtë” që “Kosova është nën masa” dhe që “Serbia nuk ka masa për një krim”. Ai tha se BE-ja s’ka fuqi dhe vullnet t’i vendosë masa Serbisë. Në këtë pikë. heqja e masave ndaj Kosovës, Bislimi tha se do të ishte më e pakta që Brukseli mund të bënte tani.

“Bashkimi Europian na ka thënë neve vetë – përfaqësues të Bashkimit Europian – në këtë zyrë që ‘është e pakuptimtë për neve që Kosova është nën masa pse ka dërguar katër kryetarë në komunat e tyre, që nuk përbën kurrfarë krimi, por Serbia nuk ka masa për një krim’. Meqë Bashkimi Europian nuk e ka fuqinë, e as vullnetin qe besa, me i vendosë masa Serbisë, e pakta që mund ta bëjë, është t’ia heq masat Kosovës. Dhe që duhet ta bëjë. Por për këtë duhet ta gjejnë ata fuqinë. Kjo që e thashë tani, kjo na është thënë nga vetë zoti Lajçak”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy