Bajrami reagon për marrjen e veturave me qira nga qeveria: Me 9 milionë mund të blihen afër 400 vetura

by Nexhat

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), që operon në kuadër të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve (MFPT), e cila udhëhiqet nga ministri, Hekuran Murati në muajin shkurt të këtij viti ka pranuar ofertat për t’i marrë vetura me qira në vlerë mbi 9 milion euro.

Për këtë çështje ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

banner

Ajo ka treguar se në vlerën mbi 9 milion euro mund të blihen rreth 400 vetura të reja dhe jo të merren me qira për afatin për 60 muaj.

“Po pres me padurim për të parë se sa vetura do të marrë Qeveria me qira për 9 milionë euro, duke marrë parasysh se me karakteristikat që ka dhënë AQP-ja besoj se me 9 milionë euro do të mund të blente rreth 400 vetura të reja. Pra t’i blente, jo t’i merrte me qira për 60 muaj. Sytë katër”, ka shkruar ish ministrja e financave

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy