FIFA publikon renditjen e re, Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie

by Nexhat

Përfaqësuesja e Kosovës  e ka humbur një vend në ranglistën e FIFA-s, duke vazhduar të jetë jashtë listës së top 100 më të mirave.

Ranglista ka pësuar ndryshime, shkaku që në muajt janar dhe shkurt u zhvilluan kampionatet në Afrikë dhe Azi

banner

Nga pozita e 101-të, Kosova ka rënë në pozitën e 102-të me 1202 pikë, në ranglistën e publikuar të enjten nga FIFA.

Kazakistani dhe Tajlanda vazhdojnë të jenë para Kosovës, me këta ta fundit që kishin ngjitje për shkak se luajtën në Kupën e Azisë.

Për dy pozita rënie ka pësuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, pasi bie në vendin e 64 me 1382 pikë.

Për një pozitë ka rënë edhe Zvicra, që aktualisht është e 19-ta, e ku aty rregullisht paraqiten kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri.

Kampionia e botës, Argjentina mbetet në vendin e parë, nënkampionia Franca në pozitën e dytë, ndërsa Anglia në vendin e tretë.

Belgjika, Brazili, Holanda, Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia mbyllin top-10shen.//

https://twitter.com/FIFAWorldCup/status/1758053870385664501?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1758053870385664501%7Ctwgr%5E1326406529b1a539717f0e62145565a0f753ae01%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffifa-publikon-renditjen-e-re-kosova-dhe-shqiperia-pesojne-renie%2F

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy