Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në një Motel në Ferizaj

by engel

Një person është gjetur pa shenja jete para rreth 1 ore në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij, raporton Gazeta Sinjali. Siç merr vesh Sinjali, viktima është i moshës 61-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale. Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy