Hovenier flet sërish për çështjen e dinarit: Mesazhi i O’Brien dhe SHBA-ve ka qenë shumë i qartë

by Nexhat

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka folur sërish për Rregulloren e BQK-së, dhe çështjen e ndalimit të dinarit.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se mesazhi i SHBA-ve ka qenë i qartë për këtë çështje

banner

“Sekretari James O’Brien foli për këtë çështje këtë javë dhe mesazhi i tij ishte shumë i qartë, mesazhi im ishte qartë. Ambasadorja jonë në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield
gjithashtu ka qenë mjaft e qartë. Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime shumë domethënëse për mënyrën se si po zbatohet kjo rregullore. Ne i kemi ngritur këto shqetësime edhe në publik dhe i kemi ngritur edhe në privat”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka shtuar se “ne nuk e sfidojmë nevojën që BQK të rregullojë sektorin e saj financiar. As nuk sfidojmë nevojën që të ndërmarrë veprime për të reduktuar rrezikun e krimeve financiare, përfshirë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Ne kërkuam nga qeveria që të shtyjë zbatimin e kësaj rregulloreje”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy