Prizren: Katër të arrestuar për falsifikim të parasë

by Merita

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka ndërmarrë një aksion në rajonin e Prizrenit për kontroll të veturave.

Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMW X5 dhe Shkoda, me katër (4) persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara. Gjatë kontrollit në veturën BMW X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro.

banner

Prokuroria Speciale njofton se në këtë rast janë sekuestruar njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro, dy (2) automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë (9) telefona celularë.

Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy